11:57, 16 Qershor 2020

Shumë basketbollistë të Kosovës luajnë me sukses në skuadra evropiane.

Njëri ndër ta është edhe Denis Zenelaj.

Ai paraqitet për skuadrën gjermane, Eisbaren Bremerhaven në Bundesliga 1 për U-19.

“Sezoni i fundit ka qenë shumë i suksesshëm për mua, si me paraqitje personale, ashtu edhe ekipore”, njofton Federata e Basketbollit të Kosovës përcjell Klan Kosova.

Ai ka folur edhe për synimet.

“Synimet e mia për të ardhmen janë të jem pjesë e Bundesligës së Parë gjermane dhe pjesë e një skuadre të Euroligës. Real Madridi, Fenerbahçe dhe CSKA Moska janë skuadrat e preferuara e mia ku do të doja të luaja një ditë”.

Denisi, i cili ka luajtur për Kerasan Prishtinën, është pjesë e grupmoshave të reja të Kosovës.

“Të luash për Kosovën, është një ndjenjë krenarie dhe kënaqësi, që mund ta ndjej vetëm kur luaj për Kosovën dhe jo në ndeshje tjera”.

Në fund tregon se sa e rëndësishme është të stërvitesh në këtë kohë pandemie.

“Është shumë e rëndësishme që të jemi fizikisht në formë, sepse në kohërat e vështira dallojnë lojtarët e pasuksesshëm nga ata të suksesshëm”.

Ai është vetëm 17-vjeçar dhe shihet si një basketbollist me të ardhme të ndritur.

Konkurs Pune

Lexo më shumë