Basholli e lumtur me interesimin e madh të qytetarëve në premierën e filmit të saj "Zgjoi"

Basholli e lumtur me interesimin e madh të qytetarëve në premierën e filmit të saj “Zgjoi”

NULL NULL
2 months më parë

Sonte në kinema të vendit pritet te jepet premiera e filmit “Zgjoi” i regjisores kosovare Blerta Basholli, organizim ky i bërë nën patronatin e presidentes Vjosa Osmani, e cila pritet të jetë e pranishme së bashku me deputeten Vasfije Krasniqi.

Basholli, teksa po priste dhe përshëndeste mysafirë të shumtë, për Klan Kosova u shpreh se ndjehet e nderuar dhe e emocionuar për interesimin e madh të qytetarëve dhe se është ditë e veçantë që po bëhet shfaqja e filmit të saj edhe në Kosovë, si dhe paralajmëroi që do të ketë edhe filma të tjerë që do të jenë të bazuara në histori reale të ndodhura në Kosovë.

Ndërkaq, Fahrije Hoti, gruaja që ngjarja e filmit është bazuar në histori të saj personale, tha se është privilegj që sot po shfaqen vuajtjet e përjetuara në Kosovë edhe para shikuesve të vendit, për të parë e gjithë audienca që lufta ka lënë pasoja dhe se cilat kanë qenë sfidat e grave dhe se si e kanë marr veten ato pas luftës.