Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bashkimi shndrit ndaj Yllit, e rimerr kreun e tabelës

NULL NULL
25.01.2025 21:36
Foto: Arkiv

Bashkimi e ka mposhtur Yllin me rezultat 60-70, në xhiron e 19-të të Superligës së Kosovës në futboll për ta rimarr kreun e tabelës.

Prizrenasit ishin më të mirë se suharekasit që në start, ku çerekun e parë e fitoi me rezultat 11:21, ndërsa të dytin e humbi me një pikë diferencë, 13:12.

Ylli e fitoi edhe çerekun e tretë, kësaj radhe me dy pikë epërsi, 20:18, ndërsa Bashkimi e fitoi 10-minutëshin e fundit me tre pikë epërsi, 16:19, njofton Klankosova.tv.

Më i miri në parket te Ylli ishte Armstead me 22 pikë, katër topa të vjedhur e tri asistime, kurse te Bashkimi u dallua McKinnis me 19 pikë e 20 topa të vjedhur.

Me këtë fitore, Bashkimi ngjitet në pozitën e parë me 33 pikë, një më shumë se Trepça, kurse Ylli pozicionohet i gjashti me 27 pikë.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.