Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bashkimi fiton në Gjakovë dhe rikthehet në vendin e parë (VIDEO)

NULL NULL
09.03.2025 22:12

61-67 ka pērfunduar ndeshja ndërmjet Vëllaznimit dhe Bashkimit në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.

Që në pjesën e parë, prizrenasit treguan se në këtë ballafaqim, kanë hyrë me synime të qarta.

Me rezultatin 27:33 ekipet shkuan në pushim.

Gjakovarët u këndellën në fraksionin e tretë, duke e fituar 19:13, njofton Klankosova.tv

Megjithatë “Arpagjikt” nuk u dorëzuan, duke triumfuar në fund 61-67.

Pas xhiros së 23-të, Bashkimi rikthehet në vendin e parë me 39 pikë, një më shumë se Trepça dhe Prishtina.

Nga ana tjetër, Vëllaznimi mban pozitën e pestë me 34 pikë, një më shumë se Ylli që është i gjashti.

lajme të ngjashme