Bashkimi Evropian mirëpret ratifikimin e marrëveshjes IPA 2018 NULL NULL 22.08.2019 13:45 22.08.2019 13:45 Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka përshëndetur ratifikimin e marrëveshjes IPA 2018 gjatë ditës së sotme në Kuvend. “Urime Kuvendit në largim të Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes financiare IPA 2018 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Vendimi juaj siguron vazhdimin e mbështetjes së BE-së për reformat në qeverisje të mirë, sundim të ligjit, ambient, energji, edukim, punësim”, thuhet në deklaratën e BE-së, transmeton Klan Kosova. 101 deputetët votuan pro kësaj marrëveshjeje financiare ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 14 orë më parë