Bashkimi Europian është “i parëndësishëm” – thotë gjysma e anketuarve në një sonadazh të madh NULL NULL 11.10.2018 18:28 11.10.2018 18:28 "Friends of Europe kanë anketuar 11,000 njerëz në të gjithë bllokun dhe kanë gjetur se 64 për qind e të anketuarve mendojnë se jeta e tyre nuk do të ishte më keq pa BE-në". Sipas një sondazhi të kryer nga një grup ekspertësh nga Brukseli, pothuajse dy nga tre europianë mendojnë se jeta nuk do të ishte më keq pa Bashkimin Europian. Friends of Europe kanë anketuar 11,000 njerëz në të gjithë bllokun dhe kanë gjetur se 64 për qind e të anketuarve mendojnë se jeta e tyre nuk do të ishte më keq pa BE-në. Ndërsa gati gjysma e të anketuarve kanë thënë se mendonin që BE është “e parëndësishme”, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova. Mirëpo të anketuarit nën moshën 35 vjeç e kanë kundërshtuar shumicën pasi që 41 për qind prej tyre mendojnë se jeta e tyre do të ishte me keq pa Bashkimin Europian. Sondazhi gjithashtu ka gjetur se më shumë se një e treta e evropianëve duan më shumë transparencë se si BE i shpenzon të hollat. Qytetarët gjithashtu duan që blloku t’u japë përparësi çështjeve kryesore si trajtimi i ndryshimeve klimatike, krijimi i vendeve të reja të punës dhe çështjeve të sigurisë. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova INPO publikon raportin, “Procesi i prokurimit dhe menaxhimi i kontratave në 20 komuna të Kosovës” 8 minuta më parë
Lajme Gjykata e OKB-së urdhëron Izraelin të mundësojë rrjedhjen e lirshme të ndihmave në Gaza 41 minuta më parë