Bashkim Jashari komandanti i ri i FSK-së, reagojnë nga familja NULL NULL 30.11.2021 11:35 30.11.2021 11:35 Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka emëruar Bashkim Jashari në krye të Forcës së Sigurisë. Ai i përket familjes legjendare Jashari, përkatësisht është djali i Rifat Jasharit. E pas emërimit si komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka ardhur edhe reagimi nga familja. Djali i axhes Bekim Jashari, tha se po të ishte gjallë komandanti legjendar Adem Jashari, do të ishte krenar me nipin e tij i cili tash do ta udhëheq Ushtrinë e Kosovës. “Gjenerali nga familja jonë, nipi i Komandantit Legjendar Adem Jashari, Bashkim Rifat Jashari, sot është emëruar Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ushtrisë tonë të ndërtuar mbi rrugën e trasuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës”. “Bashkimi ashtu si në luftë krah balit Adem, babushit Hamzës e babës Shaban, edhe sot në paqe do të vazhdoj rrugën e tyre, duke kontribuar në fuqizimin e ushtrisë sonë dhe integrimin e saj në mekanizmat nderkombëtar”. “Ah sikur të ishte gjallë Komandanti Legjendar Adem Jashari, të të shihte duke udhëhequr ushtrinë e shtetit tonë, për të cilin luftoj deri në rënien heroike të tij, bashkë me familjen dhe ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. “Urime Komandant Bashkim Jashari!”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova “Jam familjare e Kurteshëve, por s’më punësuan ata, u punësova me meritë” (VIDEO) 11 orë më parë
Kosova Fakulteti Juridik i UP-së në top 3-shën e gjithë botës, Osmani: Sukses historik 13 orë më parë