23:16, 28 Mars 2020

Sot është 34 vjetori i artistes Lady Gaga dhe ajo po pranon urime nga fansat dhe të famshmit!

Ariana Grande është njëra prej mikeve të saja që i uroi ditëlindjen me anë të një postimi në Instagram dhe ky post i bëri fansat të dyshojnë se ato mund të kenë në plan një bashkëpunim.

Fotografia duket se është shkrepur në një studio regjistruese dhe Ariana tha që Gaga ia ka ndryshuar jetën në shumë mënyra, për të cilat ne do të mësojmë më vonë.

“Gëzuar ditëlindjen engjëllit të mirëfilltë që ma ka ndryshuar jetën në shumë mënyra! Do t’ju tregoj më shumë rreth kësaj më vonë, por.. ti e bën zemrën time të ndihet aq e mbushur, e lumtur dhe e kuptuar @ladygaga. Të uroj gjithë gëzimin e botës sot dhe në çdo ditë! Ha ca makarona”, shkroi këngëtarja në postimin e saj.

Konkurs Pune

Lexo më shumë