Bashkëpunimi Kosovë-Mali i Zi vlerë në rrugën e përbashkët - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bashkëpunimi Kosovë-Mali i Zi vlerë në rrugën e përbashkët

NULL NULL
29/05/2015
Kadri Veseli: Kosova dhe institucionet e saj janë të vendosura të zhvillojnë fqinjësinë e mirë ndërshtetërore në rajon dhe më gjerë, duke respektuar dhe konsideruar pakicat si vlera dhe ura lidhëse në mes të shteteve.

Bashkëpunimi i ndërmjetëm në mes të Kosovës dhe Malit të Zi është vlerë që përcakton rrugën e përbashkët mes dy shteteve, ka vlerësuar Kryeparlamentari Kadri Veseli në takimin e tij me zëvendëskryeministrin e qeverisë së Malit të Zi, z. Dushko Markoviq.

“Kosova dhe institucionet e saj janë të vendosura të zhvillojnë fqinjësinë e mirë ndërshtetërore në rajon dhe më gjerë, duke respektuar dhe konsideruar pakicat si vlera dhe ura lidhëse në mes të shteteve, ndërsa të drejtat e minoriteteve si vlera universale”, ka theksuar Veseli duke vënë theksin tek rëndësia e bashkëpunimit për zhvillimet në rajon, në veçanti bashkëpunimin ekonomik.

Dushko Markoviq ka ndarë bindjet e njëjta duke u shprehur me respekt për punën dhe bashkëpunimin ndërshtetëror, shkruan në komunikatën dërguar medieve nga Zyra e Kryetarit të Kuvendit.

Markoviq ka vlerësuar se agjenda e zhvillimit ekonomik mbetet prioritet për rajonin dhe përkushtimin në rrugën e përbashkët të integrimeve rajonale dhe globale, transmeton Klan Kosova.

Zëvendëskryeministri malazez konfirmoi përkrahjen e shtetit të tij për rrugëtimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian të saj, duke ofruar edhe përvojën e Podgoricës zyrtare në këtë drejtim.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për demarkacionin e kufirit, evidentimin e malaziasve si kategori kushtetuese në Republikën e Kosovës, si dhe bashkëpunimin në fushën ekonomike dhe ngritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve të të dyja vendeve.