Bashkëjetesa e “frikshme” mes njeriut dhe tarantulës (VIDEO) NULL NULL 31.03.2023 13:36 31.03.2023 13:36 Emrin e mori nga një qytet italian që quhet Taranto. Tarantula është me shumë gjasë njëra nga speciet më të frikshme në planet. Helmi i saj është vdekjeprurës për prenë, kurse tek njeriu një kafshim nga ky lloj i merimangës mund të shkaktojë halucinacione të shumta, sidomos kafshimi nga lloji afrikan. Larg tij e larg Afrikës, në kryeqytet është dikush që e mban si kafshë shtëpiake një tarantulë shumë të bukur. Ajo qëndron në zyre aty ku Enisi – pronari i saj – ka disa arsye pse ka zgjedhur të bashkëjetojë në njëfarë forme me një specie aspak të zakontë në vendin tonë. Në fakt, miku i tij i frikshëm ka ndikuar në qetësinë e madhe që mbretëron në zyrën e punës së Enisit… E çuditshme një lidhje mes njeriut dhe kësaj specieje, por ajo që i mban të dy së bashku gjithmonë është aty. /Klankosova.tv