Basha: Të ndëshkojmë keqqeverisjen - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Basha: Të ndëshkojmë keqqeverisjen

NULL NULL
24/05/2015
Kreu i PD Lulzim Basha ka vizituar Beratin dhe Peqinin në turin e tij për fushatën elektorale të zgjedhjeve vendore, ku nga aty dha mesazhe për ndëshkim me votë koalicionit qeverisës së kryeministrit Edi Rama.

“Në qoftë se shumica prej jush këtu , të djathtë e të majtë, mendoni se kjo nuk është aspak rruga e duhur, e punësimit, e pakësimit të varfërisë, e së ardhmes dhe perspektivës për të rinjtë, t’i japim një mesazh të fortë me votën tonë, me një votë kundër papunësisë, kundër varfërisë, kundër mosmbajtjes së premtimeve dhe kundër mosbërjes asgjë për të mbajtur premtimet”, tha Basha në Berat.

Basha bëri thirrje që në 21 qershor të votohet Aleanca e djathtë që të ndëshkojnë me votë keqqeverisjen.

“Taksat i rrit, çmimin e energjisë e rriti, akcizën e naftës e rriti. Të paktën të lante borxhin. Jo, e rriti edhe borxhin. Ku janë paratë? Të paktën të mbaronte rrugën, as rruga nuk mbaron. Ku janë paratë? Ku janë 100 milionë dollarë që i mungojnë buxhetit të shtetit për periudhën janar-prill? Përgjigja vjen me votë më 21 qershor”, tha kryetari i PD-së./tramsmeton, Mapo.al

 

Foto: Klan Kosova

Lulzim Basha

Lulzim Basha 1

Lulzim Basha 2