21:18, 12 Korrik 2019

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur në një takim Stephen Harper, president i Unionit Ndërkombëtar të Demokratëve. Harper ka qenë edhe kryeministër i Kanadasë për rreth një dekadë dhe Basha e falenderon për mbështetjen që i ka dhënë Shqipërisë në integrimet euro-atlantike.

“Nder dhe privilegj të mirëpres një mik të çmuar dhe përkrahës të zjarrtë të demokracisë në Shqipëri dhe integrimit euroatlantik”, thotë Basha.

Kreu i opozitës thotë se është mirënjohës për mbështetjen e Harper “për demokracinë dhe sundimin e ligjit si rruga e vetme e Shqipërisë për në Bashkimin Evropian.”/top channel/

Konkurs Pune

Lexo më shumë