15:33, 21 Janar 2020

Migjen Basha gjen rrugën e rrjetës edhe në Champions League aziatike. Ish-mesfushori i kombëtares shqiptare i cili është tërhequr nga kuqezinjtë, i hapi rrugën suksesit të thellë me shifrat 5-0 të Melbourne Victory ndaj skuadrës indoneziane të Bali United.

Në minutën e 14-të, Basha me një goditje të bukur nga hyrja e zonës, mposhti portierin kundërshtar kaloi në avantazh Melbourne Victory që deri në fund shënoi edhe 4 herë të tjera për shifrat finale 5-0. Me këtë sukses skuadra australiane kaloi fazën gjysmëfinale të play-offit të Championsit dhe për të shkuar në fazën e grupeve tashmë ka vetëm një pengesë të fundit, shkruan Supersport.al.

Migjen Basha është transferuar te Melbourne Victory në verën e 2019-ës teksa ka arritur të zhvillojë 14 ndeshje deri tani në A-League dhe ka arritur të realizojë edhe një gol.

Konkurs Pune

Lexo më shumë