Basha: Rama fajtor për mos-hapjen e negociatave - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Basha: Rama fajtor për mos-hapjen e negociatave

NULL NULL
10/11/2015

Për liderin e opozitës në Shqipëri, Lulzim Basha, kryeministri Edi Rama është përgjegjës për mos-hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Basha e cilësoi progres-raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë, raport që vlerëson me seriozitet shqetësimet e mëdha dhe problemet e thella që po kalon vendi.

Sipas Bashës Rama po heq përgjegjësinë nga vetja, ndërkohë që ky raport duhet t’i shërbejë si plan pune çdo qeverie.

“Përgjegjësia është e tij që pamundësoi zgjedhje të lira më 21 qershor, përgjegjësia është e njeriut që ishte sot e kësaj dite zvarrit konsensusin për dekriminalizimin duke u bërë mburojë e njerëzve që vetë promovoi në parlament dhe në pushteti vendor”, tha Rama.

Kryedemokrati Basha deklaroi se qeveria nuk po i shkakton vendit vetëm dëm politik, por edhe ekonomik. Këtë akuzë ai e lidhi me ato të deklaruar më herë për disa nga ministrat e kabinetit qeveritar.

“Nuk ka asgjë të përbashkët ëndrra jonë europiane me këtë qeveri. Mosreflektimi i Edi Ramës nuk është më risi për shqiptarët. Shqipëria është i vetmi vend me statusin kandidat pa negociata të hapura”, shtoi Basha.

Më tej Basha bëri thirrje për protesta, por duke mos caktuar asnjë datë e asnjë vend./Shekulli.al