Basha: Protesta e opozitës, deputetët në Kuvend, qytetarët jashtë tij NULL NULL 16.12.2015 14:24 16.12.2015 14:24 Kreu i PD-së ka mbledhur sot deputetët demokratë në një takim ku është diskutuar rreth protestës së opozita ka paralajmëruar për nesër. Basha tha se protesta e së enjtes do të jetë aksion i kombinuar i “deputetëve në Parlament dhe qytetarëve jashtë sallës”. “Do të bëjmë çmos të ndalojmë projektbuxhetin e varfërisë dhe recesionit më të thellë. Qytetarët do të bëjnë një protestë paqësore jashtë për largimin e qeverisë së rrezikut kombëtar. Kjo qeveri është virus dhe prej saj vijnë vetëm lajme të këqija”, tha Basha para demokratëve. Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës me qëllim largimin e qeverisë. “U bëj thirrje qytetarëve që të mblidhen para Parlamentit për të larguar këtë qeveri, të diktojmë një qeveri teknike që përgatit zgjedhje të reja dhe të votojmë më pas për atë që duam. Kjo është zgjidhja”, tha Basha./Shekulli.al *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Kostoja e e urës së re të Baltimores mund të kushtojë 400 milionë dollarë, thonë ekspertët 11 minuta më parë
Kosova Ulutash takohet me Crosetton, diskutojnë për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon 15 minuta më parë