16:57, 18 Korrik 2019

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, është ngutur paksa në reagimin e tij ndaj ndalimit të deputetit Daut Haradinaj, në Vjenë.

Ai në reagimin e tij ka shkruar se ky ndalim ka ndodhur për shkak të një fletarresti nga Serbia.

“Me indinjatë mësova për ndalimin në Vjenë të deputetit të Parlamentit të Kosovës, z. Daut Haradinaj, një prej luftëtarëve më të spikatur të çlirimit të Kosovës, për shkak të një fletarresti nga Serbia”.

Kreu i PD-së u shpreh se me këtë rast Serbia tallet me faktorin ndërkombëtar, derisa flet për marrëveshje dhe bisedime me Kosovën.

“Është një tallje me faktorin ndërkombëtar, me institucionet europiane dhe amerikane që ndërsa Serbia flet për marrëveshje e bisedime me Kosovën, nga ana tjetër provokon Kosovën dhe mbarë kombin shqiptar duke vijuar taktikën e dështuar të lëshimit të fletarresteve”.

Basha në reagimin e ngutshëm bëri thirrje që Austria ta refuzoj taktikën e konfliktit në Ballkan të Serbisë.

“U bëj thirrje autoriteteve të Austrisë mike të refuzojnë këtë taktikë konflikti në Ballkan të frymëzuar nga mendësi të vjetra, që në të shkuarën hapën plagë për Ballkanin e që vëjnë në pikëpyetje vullnetin për të ardhmen europiane të rajonit tonë”.

Daut Haradinaj i buzëqeshur: “Guten Tag” nga Vjena

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë