Basha nga Shkodra: Të ndryshojmë Kushtetutën NULL NULL 15.07.2019 21:45 15.07.2019 21:45 Kryedemokrati Lulzim Basha u shpreh nga Shkodra ku zhvilloi një takim me strukturat e partisë atje, se refuzimi i votimeve të 30 qershorit është përgjegjësi për opozitën. Lideri demokrat tha se PD ka një projekt për ndryshimin e Shqipërisë dhe të jetës së çdo qytetari shqiptar duke çliruar ekonominë siç tha ai nga oligarkët, duke ulur taksat dhe çmimin e naftës e të energjisë. “Shkodra braktisi në masën 94% farsën e 30 qershorit. Kam ardhur këtu që të shpreh mirënjohjen përpara qytetarëve shkodranë, mbështetësve të PD-së, opozitës, por në mënyrë të veçantë edhe për socialistët që me numra rekord braktisën farsën e 30 qershorit dhe i përcollën një mesazh kupolës që ka kapur shtetin se ata nuk e ulin kokën. Për mua dhe PD, refuzimi i Ramës është motivim dhe përgjegjësi për ta kthyer këtë votë masive në një votë shprese dhe besimi për një projekt ndryshimi për qytetar shqiptar. Ndryshim që s’mund të vijë me fjalë, por me vepra dhe garanci, ndryshim që vjen me ndryshime kushtetuese, ndryshimi zgjedhor, ndryshim politik për të sjellë modernizimin e ekonomisë së vendit. T’i japim fund një ekonomie të kapur nga 5 oligarkë, për të ulur taksat, për të ulur çmimin e naftës dhe energjisë dhe për t’u kthyer shqiptarëve përmes lirisë dhe demokracisë të drejtën për të jetuar dhe punuar me dinjitet”, u shpreh Basha./lapsi.al *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Aksident mes dy veturave në Kërçovë, vdesin tre persona e katër të tjerë lëndohen 14 minuta më parë