Basha nga Berati me një mori akuzash ndaj Ramës (VIDEO) NULL NULL 21.04.2021 18:34 21.04.2021 18:34 Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Shqipërisë, Lulzim Basha, në sheshin e qytetit të Beratit, ka mbajtur takim me qytetarët, duke u premtuar se nëse fiton ai në zgjedhjet e 24 prillit Shqipëria do të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian. Basha ka ka hedhur një mal me akuza ndaj kundërshtarit të tij politik, Edi Ramës, kandidatit për kryeministër nga Partia Socialiste, duke thënë se ai nuk ka bërë asgjë të mirë për Beratin si dhe për qytetet e tjera të Shqipërisë për tetë vjet sa ka qenë në krye të shtetit. Ai ka theksuar se Rama është duke tentuar të blejë vota nga qytetarët në këmbim të legalizimit të pronave, duke shtuar se këtë gjë ai nuk do të mund ta arrijë, pasi sipas tij PD-ja do të fitojë në këto zgjedhje, njofton Klan Kosova. Mbështetësi i PD-së në Berat, Agim Baraj, ka thënë se ky subjekt politik ka alternativa të mira për personat e varfër, për pensionistët dhe për njerëzit e papunë. Në këtë tubim nuk është se janë respektuar masat anti COVID. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024