Basha në zyrën e Metës, takim kokë më kokë NULL NULL 11.09.2019 12:10 11.09.2019 12:10 Mëngjesin e sotëm, kryetari i PD, Lulzim Basha është parë të hyjë në selinë e presidentit Meta. Burime brenda në Presidencë thonë për Top Channel se takimi zgjati 60 minuta. Takimi vjen në një moment kur ka një lëvizje të fortë jashtë vëmendjes publike për të ndërmjetësuar një zgjidhje të krizës. Takimi vjen edhe dy dite pas dëshmisë së Presidentit në Kuvend. Burime për Top Channel konfirmojnë se kanë qenë pikërisht temat e zgjidhjes së krizës politike dhe prania e delegacionit të Komisionit të Venecias në Tiranë, që janë diskutuar midis Metës dhe Bashës./top channel/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Sekretari i Thesarit amerikan, Muskut: Fokusohu te kompanitë e tua, jo në politikë 39 minuta më parë
Kosova Ramadani: Kërcënimi me bombë dhe shpërthimi në Ibër-Lepenc të zbardhen me shpejtësi 50 minuta më parë