Basha në Bruksel: S’mund të bëjmë kompromise me demokracinë NULL NULL 21.03.2019 17:36 21.03.2019 17:36 Teksa në rrugët e kryeqytetit protestuesit kanë bllokuar disa rrugë, ajo që vihet re është mungesa e kreut të opozitës, Lulzim Basha, i cili ndodhet në Bruksel për disa takime . Përmes një mesazhi në “Twitter”, ai thekson fjalën e presidentit të PPE Joseph Daul, se nuk mund të bëhen kompromise me demokracinë. “Presidenti i PPE Joseph Daul në emër të të gjithëve deklaroi qartë se “ne nuk mund të bëjmë kompromise me demokracinë, shtetin ligjor dhe lirinë e medias.” PD po lufton për të njëjtat vlera europiane në Shqipëri dhe në këtë betejë kemi mbeshtetjen e PPE, familjes sonë politike”, shkruan Basha. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Krasniqi: Më së shumti më dhimbset nëna, suksesi im është prej lutjeve të saj (VIDEO) 3 orë më parë