13:49, 31 Mars 2020

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, në komunikimin me gazetarët ka theksuar sot se në situatën që po kalon vendi, shtresat në nevojë, por jo vetëm, edhe biznesi i vogël e i madh, duhet të marrin ndihmë dhe jo fjalë.

“Si mundet që Shqipëria t’i dalë para pasojave të koronavirusit e të mos i shkojë pas. Jo tjetër flasim e tjetër bëjmë, asnjë qindarkë nuk është shpërndarë te njerëzit në nevojë, njerëzit kanë nevojë për mbështetje financiare, për para. Ku ti gjej paratë? Anulo 120 mln euro kontrata koncesionare, sot e ke krejt të mundur ti anulosh me ligjin për fatkeqësinë natyrore.

Rialoko 140 mln euro nga invesimet publike dhe shpenzimet e luksit që nuk janë domosdoshmeri në kohë krize, kjo do të mjaftonte për të administruar 3 muaj, por buxheti ka edhe rezerva të tjera për të përballuar krizën” tha Basha.

“Mos të shohim Amerikën, të shohim Kosovën dhe të veprojmë pa vonesë, nga opozita ka vetëm bashkëpunim, se të propozosh zgjidhje dhe të nxitësh për zgjidhjen e tyre është bashkëpunimi dhe detyrimi ynë për interesin e qytetarëve”, tha ai./TopChannel/

Konkurs Pune

Lexo më shumë