Basha me ton të ashpër ndaj Ramës - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Basha me ton të ashpër ndaj Ramës

NULL NULL
15/06/2015

Lideri i opozitës, Lulzim Basha ka qenë i ashpër sot në mitingun përmbyllës të fushatës në Korçë. Ai e sulmoi kryeministrin Rama, teksa tha se po shëtit nëpër Shqipëri duke bërë fushatë me premtime të pambajtura.

“Edi Sudja premtoi punësim, por solli shpunësim. Premtoi ulje të çmimit të energjisë elektrike, por e rriti atë. Askush nuk i ka harruar premtimet e tij të pambajtura”, tha Basha.

Më tej kreu i opozitës lëshoi një mallkim kur tha: “U plasshin sytë atyre që nuk e shohin varfërinë dhe mjerimin! U ngectë në fytë buka e korrupsionit atyre që i lanë shqiptarët pa bukë!”.

Sa i përket kullës në Korçë, kreu i PD tha se ajo është kulla e korrupsionit sepse qeveria ka vjedhur për ndërtimin e saj, shkruan Lapsi.