Basha: Liria kërcënohet nga diktatura e krimit, Rama të ikë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Basha: Liria kërcënohet nga diktatura e krimit, Rama të ikë

NULL NULL
27/02/2017

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha përparave ish- të përndjekurve se sot liria e vendit kërcënohet nga diktatura e krimit dhe se e vetmja mënyrë që vendit t’i kthehet normaliteti është largimi i Ramës dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira nëpërmjet një qeverie teknike.

Liria për të cilën luftuam 26 vjet më parë është e kërcënuar, tashmë jo nga një diktatura idologjike, por nga diktatura e krimit. Sot liria kërcënohet nga një kryeministër që shkel kushtetutën për të mbrojtur kriminelët që ka sjëllë në pushtet. Rama rrefuzon të zbatojë ligjin e dekriminalizimit për të mbrojtur krimin dhe drogën, me të cilin ndau pushtetin”.

“Sot jemi këtu si pjesë e një vendimi të madh të marrë në 18 shkurt. Vendimi i madh është se nuk do të pranojmë që themeli i lirisë tonë zgjedhjet e lira dhe të ndershme të bien peng e një qeveri që ka vendosur ti vjedhë ato përmes parave të drogës. Jemi këtu për t’i thënë Rames se e vetmja mënyrë për të kthyer normalitetin në vend eshtë largimi yt dhe një qeveri teknike, rrugë tjetër nuk ka dhe nuk ka për të pasur”, ka thënë Basha, shkruan Ora News.

Basha tha gjithashtu se qëndresa e PD sa vjen e rritet, ndërsa dha lajmin se kësaj proteste po i bashkohen edhe emigrantët.

Ky bashkim popullor sa vjen dhe rritet. Këtu nuk jemi për interesat tona, këtu jemi për interesin ekzistencial të çdo shqiptari, për interesin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Sot kemi të përndjekurit politik. Po sot kanë mbërritur emigrantët nga Athina, që i bashkohen kësaj proteste. Janë nisur emigrant nga Italia, Brukseli, Londra për tu bërë pjesë e qëndresës sonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, ka përfunduar ai.