15:48, 22 Maj 2020

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri Lulzim Basha mblodhi këtë të premte ekipin e tij për Reformën Zgjedhore, edhe pse mbledhja e fundit e Këshillit Politik nuk u zhvillua pasi mungoi opozita jashtë parlamentare.

“Kjo ishte një lojë mafioze e Edi Ramës, që tani e di edhe faktori ndërkombëtar. Maska e Edi Ramës ka rënë bashkë me teatrin. Ai që hodhi në herë teatrin me dinamit për të hedhur në erë Reformën Zgjedhore dhe për të bllokuar procesin e integrimit”.

“Edi Rama ka 15 detyra për të kryer, opozita ka një detyrë. Ne do të vazhdojmë deri në fund për të treguar vullnet politik për ta realizuar, 14 detyrat e tjera kanë të bëjnë më vënien e drejtësisë për zgjedhjet e vjedhura. Në tryezën e Reformës Zgjedhore jemi për një arsye, për të larguar Edi Ramën. Siç treguan ngjarjen e dy javëve të fundit, Edi Rama është përpjekur me çdo mënyrë për të penguar procesin e reformës zgjedhore”, tha ai./ A2 CNN

Konkurs Pune

Lexo më shumë