Basha i VV-së, Jasharajt: E ke kthyer dinjitetin në 100 euro, bërtas se ti s’kupton ndryshe NULL NULL 21.09.2022 12:47 21.09.2022 12:47 Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, ka debatuar ashpër në korridor me kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj. Pasi Jasharaj e lëshoi raportimit në Komisionin për Arsim, ishte Basha ai i cili me zë të lartë i thoshte Jasharajt se “dinjitetin e ke kthyer në para, se i do 100 euro”. “A ke punuar para luftës pa para, tash për 50 euro po i mban fëmijët peng a?”, është shprehur Basha drejtuar Jasharajt, njofton Klankosova.tv. Ndërsa, në lidhje me tonin e zërit, Jasharaj i tha Bashës se “çka po bërtet”, teksa Basha ia ktheu se “po bërtas se ti nuk kupton ndryshe”. Kurse, diskutimi me tone të larta mori fund kur Jasharaj i tha Bashës se “deputetët si puna jote e kanë sjellur kuvendin në këtë gjendje”.