Basha i përgjigjet letrës së Ramës: Jo pakt kulisash! NULL NULL 22.05.2019 21:14 22.05.2019 21:14 Pas letrës publike të kryeministrit Edi Rama të gjithë sytë u drejtuan nga përgjigjja që dok të jepte kreu i opozitës Lulzim Basha. Ky i fundit ishte pasditen e së mërkurës në një takim me simpatizantë të Durrësit ku edhe pse nuk e përmendi drektpërdrejt ofertën e Ramës për tu ulur në dialog, Basha e dha një përgjigje mes rreshtave. Sipas numrit “një” të selisë blu nuk do të një pakt kulisash, por dialog kombëtar për të gjitha problemet e vendit, por fillimisht duhet të largohet Rama. “Kjo betejë nuk do të mbarojë thjesht me largimin e Edi Ramës. Largimi i Edi Ramës është hapi i parë i panegociueshëm, hapi që do ti hapë rrugë zgjidhjes politike të krizës. Por, fjalën vendimtare për zgjidhjen njëherë e përgjithmonë të plagëve që shkaktojnë këtë krizë, do ta kenë përsëri shqiptarët. Deputetë të zgjedhur drejtpërdrejt në 100 zona mazhoritare, apo sistem kombëtar me lista të hapura. Senat që e ngadalëson dhe e bën transparent procesin legjislativ. President me kompetenca të plota që kontrollon dhe balancon pushtetet, pse jo president të zgjedhur nga populli. Ndarje dhe balancim të pushteteve që garantojnë gjyqtarë dhe prokurorë të pavarur dhe që zbatojnë ligjin. Referendume popullore, lokale dhe kombëtare, që sovrani, populli të ketë gjithmonë mundësinë, levën, për të ju mbivendosur çdo politikani që humb arsyen dhe kërkon të mashtrojë votuesit. Referendum për gjithçka që kanë të bëjnë me shëndetin, sigurinë, jetën. Këto janë disa nga propozimet, për të cilat angazhohem sot se nuk do të ketë pakte kulisash, do të ketë një dialog kombëtar dhe në fund një vendimmarrje me referendum nga populli”, tha Basha./lapsi.al *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova INPO publikon raportin, “Procesi i prokurimit dhe menaxhimi i kontratave në 20 komuna të Kosovës” 20 minuta më parë
Lajme Gjykata e OKB-së urdhëron Izraelin të mundësojë rrjedhjen e lirshme të ndihmave në Gaza 53 minuta më parë