16:55, 28 Maj 2020

Kreu i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha ka reaguar sërish për prishjen e Teatrit Kombëtar.

Me anë të një postimi në Twitter Basha shkruan se teksa qeverisë Rama po i vjen fundi, kryeministri shkatërroi teatrin në kohë pandemie.

Më tej ai ka shtuar se në shkelje flagrante të çdo ligji dhe norme shoqërore i shtuan 30 milion euro borxh shqiptarëve.

“Teksa po i afrohet fundit të qeverisjes RAMAVIRUSI ka hequr dorë nga fasada. Shkatërroi Teatrin Kombëtar duke përfituar nga pandemia, në shkelje flagrante të çdo ligji dhe norme shoqërore, për të grabitur pronën publike dhe për të shtuar me 30 milionë euro borxhin e shqiptarëve.” shkruan Basha./TopChannel/.

Konkurs Pune

Lexo më shumë