Basha gjuhet me karrige - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Basha gjuhet me karrige

NULL NULL
07.05.2015 09:02
Gjatë prezantimit të kandidatit për kryetar bashkie të Kolonjës,Viktor Duro, një persona ka qëlluar me karrige në drejtim të kreut të PD-së, Lulzim Basha. Por karrigja ka goditur një 65-vjeçar, i cili ishte ulur pranë Bashës.

Gjatë turit të prezantimeve të kandidatëve për kryetar bashkie, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mbrëmjen e së mërkurës është ndalur në qytetin e Kolonjës, ku ka prezantuar kandidatin Viktor Duro.

Por gjatë këtij takimi ndodhi një incidnet, pasi një person ka qëlluar me karrige në drejtim të kreut të PD-së,  por karrigja nuk e goditi Bashën  por, një 65-vjeçar, i cili ishte ulur pranë tij.

Personi që qëlloi me karrige, sipas policisë së Korçës, është 27-vjeçari Suel Liço. Ai është arrestuar dhe po merret në pyetje për ngjarjen. Nga dëshmitë e para në polici, i riu ka thënë se nuk ka pasur asnjë objektiv për të goditur me karrige, por thjesht e ka hedhur atë mes turmës.