Basha: Fitorja jonë është e pandalshme NULL NULL 02.05.2015 16:25 02.05.2015 16:25 Nga qyteti i Durrësit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi se nuk ka bandit dhe kriminel që ta ndalë uraganin e fitores së shqiptarëve më 21 qershor. Pas një takimi me qytetarë durrsakë duke iu referuar incidentit të dhunës një ditë më parë, Basha theksoi se është shenjë dëshpërimi e Ramës, Metës dhe Dakos për humbjen plebishitare që i pret më 21 qershor. “Ky përbashkim i madh i durrsakëve rreth alternativës sonë, rreth ofertës sonë të re, rreth Partisë Demokratike, aleatëve tanë dhe kandidates sonë fituese Grida Duma, ka shkaktuar dëshpërim të thellë tek kundërshtarët tanë politikë. I dëshpëruar është Edi Rama, i dëshpëruar është Ilir Meta, i dëshpëruar dhe i kërrusur është Gjushi që mendon se e ka marrë me tapi Durrësin, por që e di se ditët dhe orët në krye të abuzimit me pushtetin i ka të numëruara. Edhe 51 ditë dhe durrsakët do të çojnë në shtëpi Gjushin pasi nuk ka bërë as punësim, s’ka rritur mirëqenien, s’ka bërë as investime”, tha Basha. Më tej ai tha se ka ardhur ora që qeveria të japë llogari para qytetarëve për dy vitet në qeverisje. Ai i bëri thirrje drejtësisë që të dënojë autorin e sulmit të një dite më parë ndaj një 21-vjeçare në mitingun e Grida Dumës në Shkozet./shekulli.com.al *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Spanjë: Europol shkatërron grupin shqiptaro-kinez, shpërlanë mbi 65 milionë euro 31 minuta më parë
Kosova Haradinaj falënderon Ramën për qëndrimet e tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së 40 minuta më parë