Basha: Europa e dëgjoi zërin e shqiptarëve NULL NULL 26.05.2019 22:16 26.05.2019 22:16 Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar në rrjetet sociale një ditë pas protestës së opozitës. Basha ka shkruar se Europa e dëgjoi zërin e shqiptarëve dhe se është koha për zgjidhjen politike dhe largimin e kryeministrit, Edi Rama. “Beteja jonë është për Shqipërinë si gjithë Europa! Europa e dëgjoi zërin e shqiptarëve të bashkuar. Çdo ëndërr për të sunduar si despot lindor, popullin perëndimor të Shqipërisë, do të marrë përgjigjen e merituar. Shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë më paligjshmërinë e një qeverie të dalë nga zgjedhjet e faktuara të vjedhura. Nuk do të pranojnë më zgjedhje fallso të kryeministrit të kapur në krim. Tani është koha për zgjidhjen politike, largimin e Edi Ramës, qeveri tranzitore, zgjedhje të lira dhe të ndershme. #ShqipëriaSiEuropa”-shkruan Basha. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Lushtaku kujton masakrën e Izbicës, thotë se kjo plagë nuk shërohet deri në arritjen e drejtësisë 12 minuta më parë
Kosova Haxhiu takohet me homologen e saj austriake, Kosovës i premtohet mbështetje në anëtarësimin në KiE 17 minuta më parë