Barzagli mund të mungojë në Champions NULL NULL 26/05/2015 26/05/2015 Futbollisti italian, Andrea Barzagli sipas të gjitha gjasave do ta humbas finalen e Champion League që Juventusi e zhvillon në Berlin më 6 qershor kundër skuadrës së Barcelonës. Mbrojtësi italian është i lënduar dhe sipas mediave në Itali, i duhet një mrekulli e madhe që ai të jetë i gatshëm për ndeshjen kryesore për “Zonjën e Vjetër”. Në rast se ai mungon për këtë ndeshje, do të jetë problem i madh për trajnerin Allegri, sepse dihet se forma e Andrea Barzagli ka qenë e madhe gjatë gjithë kampionatit. Juventusi e ka fituar “Scudetton” dhe Kupën e Italisë, dhe tash synon edhe Championsin.