Bartra në shënjestër të Tottenham NULL NULL 17.06.2015 16:16 17.06.2015 16:16 Skuadra nga White Hart Lane ka shprehur hapur interesimin për të trasnferuar mbrojtësin katalan, Marc Bartra. Ekipi nga Londra që drejtohet nga Muricio Pochettino, ish trajner i Espanyol kanë shprehur hapur interesimin për Marc Bartra. E përditshmja britanike The Independent raporton se Tottenham është i gatshëm të paguaj 12 milionë dollarë për transferimin e mbrojtësit. Veç londinezëve edhe Porto po e konsideron mundësinë e nënshrkimit me lojtarin katalan. Megjithatë nuk ka shenja se Barcelona ka interes për ta lënë Bartran të largohet. Marc Bartra ka edhe tre vite në kontratën e tij me blaugranët, por duket se ai ka arritur në atë pikë në karrierë, kur i duhen më shumë minuta lojë. Por, ai gjithashtu kërkon që të transferohet tek ndonjë skuadër që ka gjasa për të fituar tituj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.