Bartomeu: Messi dëshiron që të pensionohet te Barcelona NULL NULL 13.07.2020 14:16 13.07.2020 14:16 Presidenti i Barcelonës, Jose Maria Bartomeu, e ka ritheksuar mundësinë e madhe që Lionel Messi të pensionohet te Barcelona. 33 vjeçi ka kontratë deri në fund të stinorit të ardhshëm, dhe Barcelona po negocion me kapitenin argjentinas për zgjatje të kontratës. “Kemi biseduar. Po flasim dhe do të vazhdojmë të flasim me Messi-n”, ka thënë Bartomeu për TV3. “Ai dëshiron që ta përfundojë karrierën këtu. Ne definitivisht do ta rinovojmë kontratën me të. Nuk kam dyshim që ai do që të qëndrojë këtu”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.