8:55, 15 Tetor 2019

Negociatori i Bashkimit Evropian për bisedime rreth Brexit, Michel Barnier ka thënë se një marrëveshje është e mundshme që të ndodhë këtë javë.

Ai këtë të martë para mediave në Luksemburg ka deklaruar se lidhur me këtë çështje do të mblidhen ministrat e BE-së, shkruan CNBC, transmeton Klan Kosova.

“Do t’i mbledhë të gjithë 27 ministrat e vendeve të BE-së për t’ju treguar se ku jemi dhe si qëndrojmë”.

“Ekipet tona janë duke punuar shumë dhe puna ka filluar që sot. Kjo punë është bërë kyçe gjatë fundjavës dhe dje sepse edhe nëse marrëveshja do të jetë e vështirë e më e vështirë, për të qenë i sinqertë, është e mundshme që të ndodhë këtë javë”, ka thënë Barnier.

Ai ka thënë se “çfarëdo marrëveshje që arrihet duhet të jetë funksionale për të gjithë”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë