Barnat e falsifikuara, duhen kontrolle të rrepta për ilaçe (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Barnat e falsifikuara, duhen kontrolle të rrepta për ilaçe (VIDEO)

NULL NULL
23.02.2023 20:36

Për dy vjet në Kosovë u raportuan 24 raste të ilaçeve false nga mjekët dhe pacientët. Ndërkohë siç u bë e ditur në tryezën ku u diskutua për këto produkte u tha se brenda një viti në botë vdesin rreth 1 milionë njerëz nga barnat e falsifikuara.

“Ne nuk mund ta ndalojmë falsifikimin në gjithë botën, por mund të kontrollojmë zinxhirin e furnizimeve tona dhe ne mundohemi ta bëjmë zinxhirin sa më të sigurt që mundemi dhe sa më të vështirë që të falsifikohet”, deklaroi Pius Waldmeier, kryesuesi i Hulumtimit, Zhvillimit ‘Hoffmann – La Roche’.

Ky foli edhe për një fenomen tjetër që është bërë global. Ai tha se vitin e kaluar 80 mijë faqe interneti ofruan produkte farmaceutike kundërligjshëm, derisa iu bëri thirrje qytetarëve që mos të blihen produkte nga interneti sepse, sipas tij, është shumë e rrezikshme.

Ndërkohë zëvendësministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, bënë të ditur se sivjet ka mungesë të dukshme të buxhetit sa i përket listës esenciale barnave. E një ish-ministër i Shëndetësisë po vlerëson se gjendja ekonomike në vend ka ndikuar që qytetarët të shikojnë mundësinë për të blerë barna më të lira.

“Ai i cili mashtrohet në kuptimin e saj, është gjithmonë konsumatori, qytetari dhe kjo bie në Ministrinë e Shëndetësisë, pjesa e mbikëqyrjes po ashtu që nënkupton me qëllim ose pa duket se Inspektorati Shëndetësor është lënë nën hije edhe të numrit të stafit”, tha Armend Zemaj.

Tryeza me temë “Parandalimi i barnave të falsifikuara: Fakte dhe shifra” u organizua nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.