Barilevë: Rrihen kushërinjtë, konfiskohet një revole - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Barilevë: Rrihen kushërinjtë, konfiskohet një revole

NULL NULL
10/09/2018

Një incident ka ndodhur gjatë së orëve të mbrëmjes të së dielës në fshatin Barilevë të Komunës së Prishtinës.

Policia raporton se pas një mosmarrëveshje rreth një prone janë rrahur mes vete disa persona(kushërinj), njëri nga të cilët kishte shtënë me armë zjarri në ajër.

Sipas raportit policor, shtatë persona janë arrestuar ndërsa me urdhër të gjykatësit është kontrolluar shtëpia e njërit nga ta, me ç`rast i dyshuari vullnetarisht dorëzoi një armë zjarri, revole modeli 70 e kalibrit 7.65, me një karikator dhe me dy fishekë.

Si pasojë e rrahjes dhe lëndimeve të marra, trajtim mjekësor kanë kërkuar tre të dyshuar. Ndërsa pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, katër nga të arrestuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes, kurse tre të tjerë janë liruar.

klankosova.tv