Barduani takohet me shefin e ushtrisë zvicerane, flasin për sigurinë në Kosovë NULL NULL 13.06.2025 12:59 13.06.2025 12:59 Foto nga KFOR-i Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani ka pritur sot në takim shefin e Forcave të Armatosura të Zvicrës, Thomas Sussli, në Prishtinë. Gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë e më gjerë, transmeton Klankosova.tv. Sipas njoftimit nga ana e KFOR-it, Sussli shprehu vlerësimin e tij për përpjekjet e vazhdueshme të KFOR-it në ruajtjen e një ambienti të sigurt për të gjitha komunitetet. Nga ana tjetër, Barduani gjithashtu thuhet se përgëzoi kontributin e gjatë të Zvicrës në KFOR dhe stabilitetin rajonal, duke shprehur mirënjohje për gjeneralin Sussli për profesionalizmin dhe angazhimin e treguar vazhdimisht nga kontingjenti zviceran. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.