Barcelona zbulon fanelat e reja NULL NULL 25/05/2015 25/05/2015 Barcelona zbuloi të dielën fanelat me të cilat do të paraqitet në sezonin 2015-2016. Vetëm disa orë pas festimit të titullit kampion në Camp Nou, nëpërmjet profilit në Twitter, klubi katalanas prezantoi uniformat zyrtare, që do të jenë ndryshe nga ato të sezonit që po përfundon. Klubi i famshëm spanjoll Barcelona kanë bërë një ndryshim radial në fanellat e tyre. Fanela e parë nuk do të jetë më me vija vertikale, por për herë të parë në historinë e klubit, do të jetë me vija horizontale. Është hera e parë në histori të këtij klubi, që ky ndryshim i “vogël” ndodhë. Barcelona sqaron se fanela “është frymëzuar nga vijat horizontale të flamujve që valëvisin tifozët në çdo ndeshje në mbështetje të skuadrës”. Uniforma e dytë do të jetë krejtësisht e verdhë. Në foton zyrtare shihen Luis Suarez, Neymar, Iniesta, Messi dhe Pique.
Lajme Ekonomia gjermane do të humbasë 265 miliardë dollarë deri në 2030-ën, shkak lufta në Ukrainë 2 minuta më parë
Kosova Ua morën 6 mijë euro klientëve që ua vodhën kartelat, aktakuzë ndaj dy personave 26 minuta më parë