Barcelona vs Sevilla, dy fjalë - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Barcelona vs Sevilla, dy fjalë

NULL NULL
11/08/2015
Përballja spanjolle në finale të UEFA Super Cup.

Barcelona bën hapin e fundit në drejtim të sezonit perfekt, të martën, kur në Tbilisi përballet me Sevillan në finale të Superkupës së UEFA-së. Megjithë reputacionin si asgjë më shumë se një miqësore e mbivlerësuar, Superkupa e UEFA-së është një nga trofetë më të vështirë për të arritur në finale, pasi vetëm fituesit e dy garave evropiane arrijnë aty, transmeton Klan Kosova.

Dhe megjithëse duam që skuadrat t’a marrin më me seriozitet, vështirë se do të ndodhë kjo gjë, së paku në nivelin që pritet. Blugranat janë mposhtur me stil nga skuadra me të cilën përballen në po të njëjtën garë, në vitin 2006, derisa Sevilla udhëhiqej nga një mbrojtës brazilian krahu, i quajtur Dani Alves. Që atëherë, skuadra nga Camp Nou ka përmirësuar paraqitjet në këtë garë, duke fituar në dy përballjet e fundit.

Që nga trofeu i Ligës së Europës, Sevilla ka bërë disa ndryshime; sulmuesi Carlos Bacca është larguar drejt Milanit dhe Aleix Vidal drejt Barcelonës.

Ka pasur edhe përforcime, si Yevhen Konoplaynka dhe Ciro Immobile. Por, a janë në nivel të njëjtë me skuadrën që vjet shkëlqeu?

Vetëm koha do ta tregojë.

Barcelona nga ana tjetër është e palexueshme. Luis Enrique nuk ka shpalosur shumë në para-sezon, duke e bërë të vëshitrë leximin nga kundërshtarët.

Normalisht, Aleix Vidal dhe Arda Turan, nuk do të paraqiten pasi skuadra e ka të ndaluar të regjistrojë lojtarë të rinj deri në janar të vitit tjetër.

Në portë pritet të jetë Marc Andre ter Stegen, gjermani që ka hyrë në zemrat e katalanëve.

Dani Alves, i padiskutueshmi i mbrojtes, pritet të ketë përkrah Gerrard Piquen, Mathieu dhe Javier Mascheranon.

Në mesfushë para shkatërruesit spanjoll, Sergio Busquets, do të jenë Ivan Rakitic, Andres Iniesta e ndoshta në një kohë të caktur edhe Rafinha.

Lëndimi i Neymar do t’i mundësojë Pedros që të paraqitet në krah, bashkë me dy të padiskutueshmit, Messi e Suarez.

Takimi i fundit

Sevilla 2-2 Barcelona, 11 prill 2015, La Liga

Sevilla rriti sfidën për titull të kampionit në La Liga, pasi u kthye nga deficiti prej dy golas në Ramos Sanchez Pizjuan. Golat e Lionel Messi dhe Neymar u përgjigjën nga Ever Banega dhe Kevin Gameiro.

Formacionet e mundshme

Barcelona (4-3-3): ter Stegen; Alves, Pique, Mascherano, Mathieu; Busquets, Rakitic, Iniesta; Messi, Suarez, Pedro

Sevilla (4-2-3-1): Beto; Mariano, Coke, Krychowiak, Tremoulinas; Iborra, Banega; Reyes, Konoplyanka, Vitolo; Gameiro

 

klankosova.tv