Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Barcelona si Milani

NULL NULL
12.08.2015 09:09
Barcelona ka barazuar Milanin sa i përket numrit të Superkupave të fituara në histori të klubeve.

Skuadra katalunase, Barcelona, të martën mbrëma mposhti Sevillan në kuadër të Superkupës së Europës, me rezultat 5-4, por vetëm pas vazhdimeve.

Të përzgjedhurit e Luis Enriques dominuan pjesën e parë dhe në fillim të së dytës ishin në avantazh prej 4-1, por tre gola të skuadrës nga Sanchez Pizjuan bënë që ndeshja të shkonte në vazhime. Aty, në skenë doli mesfushori me tipare ofensive, Pedro Rodriguez, që në minutën e 115-të shënoi dhe shtoi edhe një trofe në listën e tij si edhe në vitrinat e Camp Nout.

Ishte ky i pesti trofe i Superkupës së Europës për Barcelonën, që u barazua me Milanin, që gjithashtu e ka fituar këtë trofe pesë herë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.