Barcelona pa bërë zhurmë po rikthehet për titull NULL NULL 24.02.2024 18:32 24.02.2024 18:32 Barcelona ka shënuar fitore të thellë ndaj Getafes, me rezultat 4-0, në kuadër të xhiros së 26-të në La Liga. Serinë e golave e nisi Raphinha në minutën e 20’, pas një asistimi nga Jules Kounde. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë. Në pjesën e dytë, Joao Felix e dyfishoi epërsinë në minutën e 53’. Për golin e tretë u përkujdes Frankie de Jong në minutën e 61’. Golin e fundit në ndeshje e shënoi Fermin Lopez, në minutën e 91’. Barcelona pas fitores kalon në vendin e dytë me 57 pikë, pas 26 ndeshjeve, duke iu afruar Real Madridit në 5 pikë, ndonëse ka një ndeshje më pak të zhvilluar. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.