Barcelona nuk mëton ta blejë Griezmann (VIDEO) NULL NULL 16.04.2019 08:40 16.04.2019 08:40 Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka këmbëngulur që sulmuesi i Atletico Madrid, Antonie Griezmann nuk bën pjesë në planet e tyre. Por ai ka refuzuar që të përjashtojë edhe mundësinë e blerjes së kapitenit të Ajaxit, Matthijs de Ligt. Griezmann ka qenë i lidhur me Barcelonën por fill pas Kupës së Botës 2018 ai të ardhmen e tij vendosi që t’ia kushtojë Atleticos. Sidoqoftë spekulimet për një kalim të tij në Camp Nou janë rikthyer në sipërfaqe në javët e fundit ku ka raportime që e lidhin francezin me bashkimin me Barcelonën. Por kampioni i La Ligas nuk është duke shikuar mundësinë që të nënshkruajë me 28 vjeçarin – i cili ka kontratë deri më 2023 – sipas Bartomeu. “[Griezmann} është lojtar i Atletico Madrid dhe ai ka një kontratë [me ata]”, ka thënë Presidenti i Barcelonës për TVE, transmeton Klan Kosova. “ Më pëlqen që lojtarët e mëdhenj janë në Spanjë sepse ai i jep vlerë La Ligas, çka ndihmon, për shembull, për ardhjen e sponsorëve”. https://www.youtube.com/watch?v=cdz0LWztLOM (Golat dhe asistimet e Griezmann në sezonin 2018/2019) “Nëse Griezmann do që të vjen, atij i duhet që të flasë me trajnerët, por që emri i tij nuk është në tavolinë”. “Ka shumë spekulime në media, por Griezmann nuk është në tavolinë dhe as ai nuk e ka thirrur Barcelonën”. Një lojtar që është në radarët e Barcës është qendër-mbrojtës holandez i Ajax, De Ligt, i cili po vazhdon të tërheq klube të mëdha nga Evropa. Barcelona tashmë ka nënshkruar me yllin tjetër të Ajax, Frenkie de Jong – i cili do të bashkohet në sezonin e kaluar – dhe klubi që udhëheq Bartomeu është i gatshëm për mësymje te gjiganti holandez edhe për De Ligt. https://www.youtube.com/watch?v=xEW3qCd5TjA&t=85s (Golat, asistimet dhe ndërhyrjet e De Ligt në sezonin 2018/2019) “Nënshkrimin me De Jong ne donim që ta bënim këtë verë, por kishte shumë presion pasi që klubet tjera e donin atë dhe ne avancuam” ka deklaruar Bartomeu. “Me Ajaxin kemi marrëdhënie shumë të mira. Me De Ligt nuk e di se çfarë do të ndodhë. Duket se ai do të jetë në treg dhe kur të flasim me trajnerët do të shohim nëse do të konkurrojmë për të ose jo”. “Mënyra se si luan ai na përshtatet dhe ne e duam. Ajax është një klub që shet, por ne nuk kemi pasur bisedime”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.