Barcelona mposht Betisin në ndeshjen e fundit në Camp Nou për këtë sezon - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Barcelona mposht Betisin në ndeshjen e fundit në Camp Nou për këtë sezon

NULL NULL
29.04.2023 22:58
Barcelona

Barcelona ka mposhtur Betisin me rezultat të thellë prej 4-0 në “Camp Nou”, e cila ishte edhe ndeshja e fundit në këtë stadium, pasi i njëjti do të rinovohet.

Golin e parë e shënoi Christensen në minutën e 14-të, ndërsa 22 minuta më vonë shënoi Lewandowski për 2-0, e vetëm tre minuta më vonë ishte Raphina që trefishoi shifrat, njofton Klankosova.tv.

Për rezultatin përfundimtar u përkujdes lojtari i Betisit, Rodgriguez i cili shënoi autogol në minutën e 82-të të takimi.

Me këtë fitore, Barcelona vazhdon furishëm drejt titullit kampion, pasi gjendet 11 pikë larg ndjekësit më të afërt, Real Madridit.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS