Barcelona mezi fiton ndaj Valencias, i ik Realit 10 pikë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Barcelona mezi fiton ndaj Valencias, i ik Realit 10 pikë

NULL NULL
05.03.2023 18:23

Barcelona ka shënuar fitore ndaj Valencias me rezultat minimal 1-0, në kuadër të xhiros së 24-të në La Liga.

Për Barcelonën, golin e vetëm e realizoi Raphinha, në minutën e 15’. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Barcelona pati mundësinë që të dyfishojë epërsinë me anë të Ferran Torres, por e huqi penalltinë, në minutën e 55’.

Katër minuta më vonë, Ronald Araujo u ndëshkua me karton direkt të kuq, kështu Barcelona ani se mbeti me një lojtar më pak për gjysmë ore, arriti t’i arkëtojë pikët e plota në fund.

Barcelona pas fitores mbetet në vendin e parë me 62 pikë, pas 24 ndeshjeve, teksa Valencia renditet në pozitën e parafundit me 23 sosh. /Klankosova.tv.