Barcelona me burrat dhe gratë para Real Madridit NULL NULL 20.03.2023 23:56 20.03.2023 23:56 Barcelona me meshkujt dhe gratë është duke prirë në kuadër të ligave të tyre përkatëse. Ekipi i meshkujve të Barcelonës triumfoi ndaj atij të Real Madridit, në mbrëmjen e së dielës, duke e siguruar pothuajse titullin. Barcelona me meshkujt është duke prirë në La Liga, pas javës së 26-të me 68 pikë të grumbulluara, me 22 fitore, 2 barazime dhe 2 humbje. Në vend të dytë është Real Madridi me 56 sosh. Edhe në konkurrencën e grave, Barcelona po prinë bindshëm, me 66 pikë, pas 22 ndeshjeve, të gjitha fitore. Ndërkaq Reali edhe në konkurrencën e femrave është në pozitën e dytë me 56 pikë, 10 pikë më pak se Barça. /Klankosova.tv.