22:44, 21 Prill 2019

Skuadra Manchester United i ka caktuar një çmim shumë të shtrenjtë sulmuesit Marcus Rashford.

Për këtë arsye Barcelonës i është shuar interesimi për ta përvetësuar atë, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Kontrata e futbollistit 21 vjeçar me Djajtë e Kuq pritet të skadojë në fund të sezonit të ardhshëm dhe menaxheri Solskjaer dëshiron që t’i vazhdojë kontratën atij.

Manchester United ka pranuar të heq dorë nga sulmuesi Rashford për një shumë prej 173 milionë eurosh, gjë që ka shuar interesin e skuadrës katalunase.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë