14:53, 8 Shkurt 2019

Së fundi kanë qarkulluar spekulime që e lidhin Philippe Coutinho-n me një rikthim në Premier Ligë, ose te Chelsea, ose te  Manchester United, por klubi i tij aktual duket se ende ka besim në të.

“Ndjehem i gatshëm për hapin e ardhshëm dhe mund ta imagjinoj mirë fillimin e një kapitulli të ri”, ka thënë ai më herët për Goal dhe Spox.

Në anën tjetër, raportohet nga Sport që katalunasit janë të gatshëm që t’i japin hapësirë dhe kohë lojtarit që ta dëshmojë veten, pas një transferimi të bujshëm në “Camp Nou” në janarin e vitit të kaluar.