12:08, 29 Qershor 2020

Barcelona po përgatitet që ta shkarkojë trajnerin Quique Setien në rast se nuk përmirësohen rezultatet e Barcelonës, sipas Goal.

Setien i cili erdhi në Camp Nou në janar si zëvendësim i Ernesto Valverdes, duket se e ka humbur besimin në zhveshtore ndërkaq edhe bordi është i palumtur me të.

Ai ka një kontratë prej dy vjetësh e gjysmë me katalunasit, dhe mund ta shpëtojë këtë marrëveshje nëse arrin ta fitojë së paku La Ligën ose Ligën e Kampionëve.

Një emër që është përfolur si trajner i ardhshëm i Barcelonës është legjenda dhe ish-kapiteni i saj, Xavi, që tani shërben si trajner në klubin nga Katari, Al Sadd.

Konkurs Pune

Lexo më shumë