Barcelona është çerekfinalisti i parë në Ligën e Kampionëve NULL NULL 11.03.2025 20:42 11.03.2025 20:42 Njëmbëdhjetë minuta pasi nisi ndeshja, dhe vetëm tre sosh para se të mbyllej koha e rregullt e pjesës së parë, braziliani Raphinha shënoi dobjetën e tij, në duelin e kthimit, ndaj Benficas, Shënimi i Otamendit, kur barazoi shifrat 1-1, mbeti vetëm sa për statistikë, pasi edhe Lamine Yamal e regjistroi emrin te golashënuesit e kësaj përballje të luajtur në“Estadi Olímpic Lluís Companys”, e cila përfundoi 3-1, raporton Klankosova.tv Me epërsinë prej një goli edhe nga ballafaqimi i parë, i zhvilluar në Lisbonë të Portugalisë, Barcelona e ka siguruar çerekfinalen e edicionit të sivjetshëm në Ligën e Kampionëve. Për t’u rreshtuar në mesin e katër skuadrave më të mira të kontinentit, “Katalunasit” duhet të fitojnë ndaj Dortmundit ose Lille, të cilët nesër e zhvillojnë aktin e dytë të 1/8-ës së finales.