Barcelona eliminohet nga Champions League NULL NULL 08.12.2021 23:07 08.12.2021 23:07 Barcelona është eliminuar në fazën e grupeve të Champions League pas 21 vjetësh. Barca e humbi ndeshjen vendimtare ndaj Bayernit me rezultat 3:0, që ia pamundësoi kalimin tutje në Champions. Rivalët e drejtpërdrejt të “Blaugranave”, portugezët e Benficas, fituan me rezultat 2:0 ndaj Dynamo Kyiv. Në këtë edicion, ekipi i Xavi Hernandez, në gjashtë ndeshjet e Champions, i ka fituar dy ndeshje, e ka një barazim dhe i ka pësuar tri humbje. Garat ekipi spanjoll do t’i vazhdojë në Europa League. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.